Rolls-Royce 6×6 që po kërkohet nga të gjithë - Bota Sot
Rolls-Royce 6×6 që po kërkohet nga të gjithë

Auto

E hënë, 24 shtator 2018

Rolls-Royce 6×6 që po kërkohet nga të gjithë

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 11:51
Rolls Royce

Prej se Mercedes e ka prezantuar para tri vitesh modelin G63 6×6, shumë prodhues të veturave janë munduar të dizejnojnë modele që kanë nga gjashtë rrotë. Derisa shumica kanë mbetur vetëm si dizajne dhe nuk kanë hyrë kurrë në prodhim, Hennessey ka bërë punë të mirë me VelociRaptor 6×6, që është shumë i kërkuar.

Së fundmi, dizajneri indian i njohur vetëm si Vivek, e ka dizajnuar një Rolls-Royse sikur të jetë në formatin 6×6.

Megjithëse është një ilustrim që ai e ka bërë për dëshirën e tij dhe nuk ka të bëjë asgjë me prodhuesin britanik, të gjithë duan ta kenë në pronësi këtë model të mahnitshëm.

Entuziastët e RR, kanë mbushur forumet dhe rrjetin social, duke shpërndarë këto imazhe , teksa kërkojnë ta kenë në pronësi pikërisht këtë makinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test