Mposhtet Mercedes G63, gjashtë rrotat e fuqishme nuk i ndihmuan të lëvizë në borë të dendur - Bota Sot
Mposhtet Mercedes G63, gjashtë rrotat e fuqishme nuk i ndihmuan të lëvizë në borë të dendur

Auto

E mërkurë, 17 tetor 2018

Mposhtet Mercedes G63, gjashtë rrotat e fuqishme nuk i ndihmuan të lëvizë në borë të dendur

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:08
Mercedes G63 6×6

Pa asnjë dyshim, Mercedes G63 6×6 është makina SUV më e mirë në treg, që ofron luks dhe rehati, përformancë të përkryer dhe mundësi për lëvizje në të gjitha terrenet.

Mirëpo, kjo mundësi nuk do të thotë se mund t’ia del edhe në borë të dendur, që arrin lartësi të konsiderueshme.

Koleksionuesi i njohur si Greg B, ka vendosur ta provojë se si lëvizë kjo veturë në Alpet Italiane të mbuluara me borë.

Për fat të keq, as gjashtë rrotat e fuqishme me 27 inch, nuk i ndihmuan gjigantit të lëvizte nëpër atë hapësirë dhe iu desh të tërhiqet sepse kishte ngecur.

Në këtë formë, po konsiderohet se ky SUV gjerman është mposhtur dhe vështirë që mund të krijohet ndonjë tjetër, që të kalojë nëpër borën masive.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test