Ford ridizajnon SUV Edge, prezanton versionin ST - Bota Sot
Ford ridizajnon SUV Edge, prezanton versionin ST

Auto

E premte, 19 tetor 2018

Ford ridizajnon SUV Edge, prezanton versionin ST

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:37
Ford

Modeli i cili fillimisht ishte i dedikuar për tregun amerikan dhe që nga viti 2016 u shit edhe në Evropë, ka marrë një pamje të re, por edhe variantin sportiv ST.

Ford Edge në treg është që nga viti 2014. Se automjeti është modernizuar, më së miri duket në anën e përparme ku janë ndryshuar maska, dritat.

Ndryshimet janë dukshëm më të vogla, por dizajnuesit e Fordit kanë ndërhyrë në ndriçimin e dritave dhe bagazh.

Ridizajni sigurisht se do të jetë më tërheqës për klientët potencialë dhe do të ndihmojë automobilin që të luftojë me konkurrencën.

Tani për tani është e njohur se modeli për tregun amerikan do të vazhdojë të përdorë motorin benzinë 2.0 litra me katër cilindra, por është më i fuqishëm për 4 kW dhe tani zhvillon 253 kuaj fuqi.

Motori është i pajisur me një automatizëm të ri prej tetë shpejtësive.

Për blerësit që duan më shumë, Ford ka përgatitur versionin ST, i cili është i pajisur me 2.7 litra V6 bi-turbo motor me 340 kuaj fuqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test