Motorët elektrikë godasin segmentin më të shitur të veturave në SHBA - Bota Sot
Motorët elektrikë godasin segmentin më të shitur të veturave në SHBA

Auto

E enjte, 18 janar 2018

Motorët elektrikë godasin segmentin më të shitur të veturave në SHBA

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:01
Pick-up W15

Kompani Workhorse prezantoi në Las Vegas pick-up W15 me elektromotor.

Modeli më i shitur në SHBA është Ford pick-up F-150, dhe në këtë treg të madh automobilistik pick-up janë shumë të kërkuar. Nuk është çudi që elektrifikimi ka kapur edhe këtë segment të automjeteve.

Në panairin ndërkombëtar të elektronikës CES 2018, në Las Vegas është prezantuar versioni paraprodhues i pick-up elektrik Workhorse W-15.

Kjo makinë 130 kilometrat e parë i kalon vetëm me rrymë, dhe pastaj përfshin motorin benzinë që shërben si gjenerator i energjisë elektrike dhe plotëson baterinë. Pasi ta aktivizoni këtë, W-15 mund të kalojë edhe 500 km.

Motori ka 480 kuaj fuqi dhe është i bazuar në modelin Chevrolet Silverado.

Kompania planifikon që deri në fund të vitit 2018 të prodhojë dhe shes 5.300 automjete, ndërsa porositë e reja do të fillojë t’i pranojë në fillim të vitit 2019.

Çmimi bazë është 52.500 dollarë, pa subvencionet dhe përfitimet e tjera që automjetet elektrike kanë në SHBA.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test