Për dallim nga Lamborghini dhe Ferrari, McLaren nuk do të ndërtojë makina SUV - Bota Sot
Për dallim nga Lamborghini dhe Ferrari, McLaren nuk do të ndërtojë makina SUV

Auto

E premte, 22 qershor 2018

Për dallim nga Lamborghini dhe Ferrari, McLaren nuk do të ndërtojë makina SUV

Më: 19 janar 2018 Në ora: 06:44
McLaren

Prodhuesi britanik McLaren, po refuzon të hyjë në mesin e prodhuesve të njohur, që kanë krijuar vetura në stilin SUV.

Lamborghini Urus është për momentin makina më e mirë e këtij lloji, por nuk do të jetë kështu edhe shumë gjatë.

Viteve që vijnë, do të shohim shumë kompani të njohura, të kenë krijuar këta automobila që janë shumë të kërkuara në treg.

Aston Martin e lanson modelin crossover gjatë vitit që vjen, ndërsa edhe Ferrari ka njoftuar se po punon në mënyrë intensive në këtë drejtim. Madje, edhe Lotus që është i njohur për ndërtimin e makinave të lehta sportive, po e punon një SUV.

Por, në McLaren nuk po punohet në këtë drejtim, së paku deri në vitin 2022. Deri në këtë kohë, do të lansohen 12 modele të reja, por asnjëra prej tyre SUV.

Vetëm se është konfirmuar, që do t’i shohim tri modele Sport Series, një P1 si dhe një Senna.

Entuziastët e McLaren e kanë përshëndetur këtë vendim, duke e konsideruar si ruajtje të principeve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test