Kompania British Petrol parashikon që deri në vitin 2035 rrugëve të gjithë botës do të qarkullojnë 190 milionë makina elektrike dhe në pesë vitet e ardhshme do të arrijnë edhe 130 milionë të tjera.
Në parashikimet e saj të fundit BP ka njoftuar se ajo pret një rënie të ndjeshme të kërkesës për produktet e naftës, si pasojë e tregut të begatë plug-in hibrid dhe automjetet elektrike.
Sipas skenarit të BP-së, numri i përgjithshëm i makinave të shitura në botë deri në vitin 2040 do të jenë me energji elektrike.
Megjithatë, në parashikimet e saj, kompania nuk përfshiu mundësinë që qeveritë e vendeve deri atëherë të ndalojnë plotësisht shitjen e veturave me motorë me djegie të brendshme. Në këtë rast, kjo përqindje do të rritet deri në 100%.
Është vlerësuar se për më shumë se dy dekada, makinat hibrid plug-in dhe ato elektrike do të përbëjnë rreth 15% të flotës botërore.
Parashikohet që makinat me djegie të brendshme brenda 20 vjetësh do të shpenzojnë mesatarisht rreth 3 litra në 100 km.
Si do të përdorim makinat në të ardhmen, sipas PB, do të ndikojë edhe zhvillimi i "automjeteve pa vozitës".