“Spiunohet” Mercedes-Benz GLB

Auto

“Spiunohet” Mercedes-Benz GLB

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 20:20
Mercedes-Benz GLB

Mercedes-Benz GLB i ardhshëm është spiunuar gjatë testimit në mot të ftohtë, duke na dhënë një shikim më të afërt në pamjen e tij të lehtë.

Ndryshe nga stili hatchback GLA, GLB do të marrë një formë më praktike, e cila do të kujtonte GLK të vjetër - paraardhësi i GLC-së.

Modeli më i ri besohet se mbështetet nga platforma e njëjtë si familja e re A-Class.

GLB do të fokusohet më tepër në enterior se sa kushëriri i tij GLA, duke i dhënë Mercedesit një garues solid ndaj rivalëve si BMW X1, Mini Countryman dhe gjenerata e ardhshme Audi Q3.

Ende nuk dihet data kur modeli më i ri Mercedesit do të ketë premierën, edhe pse besohet që  GLB do të debutojë më vonë gjatë këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat