Range Rover Velar me “ijet” e zgjeruara

Auto

Range Rover Velar me “ijet” e zgjeruara

Më: 4 mars 2018 Në ora: 15:22
Range Rover Velar

Edhe Range Rover Velar ka pësuar modifikime në kompaninë Startech, dhe rezultatin e punës së saj së shpejti do të mund ta shohin vizitorët e panairit të veturave në Gjenevë, i cili do të mbahet nga 8 deri 18 mars.

Këto fotografitë zyrtare tregojnë se Startech për këtë model ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler, mbrojtësit anësor të zgjeruar (vetura është më e gjerë për 60 mm), difuzerin e pasmë, set të rrotave Monostar M me diametër prej 22-inç, si dhe mbishkrimin “Startech” në kofano dhe derën e bagazhit.

Gjithashtu, për këtë model më të famshëm të Range Roverit, Startech ka zgjedhur edhe amortizatorët e modifikuar (vetura tani është më e ulët për 30 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave dhe modulin Sound XTRA në dispozicion për të gjitha versionet e Velarit me benzinë dhe dizel.

Ky Range Rover Velar ka pësuar ndryshime edhe në interier, i cili tani ka pedalet nga alumini dhe tepihët e veçantë me logon “Startech”, si dhe me detaje tjera të shumta sipas dëshirës së blerësit - duke filluar nga ngjyra e deri te lëkura, detajet nga druri dhe nga fibra të karbonit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat