Modeli më i ri Mercedes debuton në Gjenevë

Auto

Modeli më i ri Mercedes debuton në Gjenevë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 20:40
Ilustrim

Brenda pak ditësh, Mercedes Benz do të prezantojë modelin më të ri AMG GT 4-Door Coupe.

Debutimi i këtij modeli sportiv do të bëhet në sallonin e veturave në Gjenevë të Zvicrës.

Para ngjarjes së madhe, prodhuesi gjerman ka publikuar një video ‘teaser’ në të cilën shihet Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe.

GT Coupe do të ketë versionin e  AMG 4.0-litra biturbo V8 me mbi 600 kuaj fuqi.

Pas debutimit në Gjenevë javën e ardhshme, Mercedes-AMG GT 4-Door Coupe do të dalë në shitje kah fundi i këtij viti. Edhe pse nuk ka paralajmërime rreth çmimit të mundshëm, nuk pritet që ai të kushtojë lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat