Mustang Bullitt me 464 kuaj fuqi debuton në Gjenevë

Auto

Mustang Bullitt me 464 kuaj fuqi debuton në Gjenevë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:49
Mustang Bullitt

Ford do të ofrojë për blerësit në Evropë motorin më pak të dobët V8 në krahasim me atë të prodhohet për Bullittin amerikan.

Prodhuesi amerikan në sallonin e automobilave në Gjenevë do të sjellë versionin evropian të kësaj veture të pajisur me motor 5.0 V8 me 464 kuaj fuqi derisa ai amerikan është 475 kuaj fuqi.

Motori është i pajisur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet dy ngjyrave - Shadow Black dhe Highland Green.  Ford Mustang Bullitt debuton në Evropë në panairin e automobilave në Gjenevë, i cili është hapur sot, ndërsa në shitje do të dalë kah fundi i këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat