Porsche 911 i ri me tavan të hapur, spiunohet duke u testuar pothuajse pa asnjë mbulesë - Bota Sot
Porsche 911 i ri me tavan të hapur, spiunohet duke u testuar pothuajse pa asnjë mbulesë

Auto

E diel, 20 maj 2018

Porsche 911 i ri me tavan të hapur, spiunohet duke u testuar pothuajse pa asnjë mbulesë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:24
Porsche 911

Kamuflazhi po shkon duke u hequr, kësaj radhe në Nurburgring të Gjermanisë

Deri më tani, dihet se Porsche është duke punuar shumë në linjën e prodhimit 911, teksa modeli më i ri, me tavan të hapur pritet të shihet gjatë tetorit në Paris Motor Show. Megjithëse, kemi parë shumë fotografi me nivele të ndryshme kamuflazhi, së fundmi u spiunua teksa ishte pothuajse tërësisht i pambuluar.

Që tani, mund të thuhet se është bërë punë e madhe në dizajn dhe përditësim. Drital LED janë dërguar më larg, duke i lënë hapësirë grillit, që mundëson ajrosje më të madhe. Pjesa e përparme është shumë më e fryrë, megjithëse ka linjat e trashëguara nga 911 klasik.

Kjo paraqitje, ka mundësuar që t’i shihen linjat e pastra, si dhe modelimi i strukturës së pjesëve anësore dhe asaj të pasme. Sipas të gjitha gjasave, këtë Porshe pritet ta shohim të plotë në panairin e Frankfurtit gjatë vitit që vjen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test