Renault përgatit Kadjarin e redizajnuar

Auto

Renault përgatit Kadjarin e redizajnuar

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:59
Renault

Në mes të ciklit të jetës së saj, Renault Kadjar ka pësuar ndryshime të vogla kozmetike, por në bazë të fotografive "spiunuese" mund të konkludohet se dizajnuesit në modelin më të ri kanë ndërhyrë vetëm në pjesën e përparme dhe atë të pasme.

Kadjar i ri do të ketë anën e përparme dhe të pasme të ndryshuar, me grila të ristilizuar, dritat e reja për mjegull, ndërsa dritat dhe dritat e pasme ndoshta do të mbajnë formën ekzistuese me modifikime të vogla dhe rregullimin e elementeve brenda grupit.

Sa i përket motorizimit, do të jetë interesante të shihet nëse Renault në modelin për vitin 2019 do të ketë motor me benzinë të ri 1.3 litra, i cili është i zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet Daimlerit dhe grupit Renault-Nissan. 

Ky agregat tashmë është në dispozicion në modelet Scenic dhe Grand Scenic. Përndryshe, motori i ri i benzinës do të jetë në dispozicion në tre konfigurime. 

TCE Energy 115 bazik prodhon 115 kuaj fuqi. 

Në konfigurimin e dytë, TCE Energy 140 siguron 140 kuaj fuqi, ndërsa versioni më i fuqishëm, TCE Energy 160 ka 160 kuaj fuqi. 

Renault do të paraqesë Kadjar të redizajnuar në sallonin e veturave në Paris në tetor dhe shitjet mund të fillojnë deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat