Muajt e fundit është spekuluar rreth pasardhësit të shumëpritur të drejtpërdrejtë dhe kjo konfirmohet më në fund.
Nënpresidenti i Nissan për dizajn global Alfonso Albais ka konfirmuar se kompania japoneze po punon për pasardhësin e 370Z.
Gjenerata e tanishme e Coupe popullore është gati për gati një dekadë, duke e bërë atë një nga modelet më të vjetra sportive që mund të blihen.
Është spekuluar se Nissan mund të nisë një gjeneratë të re të modeleve Z në panairin e veturave në Tokio, në tetor 2019.
Megjithëse Albais nuk ofroi ndonjë informacion shtesë, në Japoni spekulohet se Nissan po bashkëpunon me Mercedesin, dhe planifikon të huazojë një cilindër 2.0-litërsh, derisa për Infinity do të marrë 3.06 litra V6.
Versioni më i fuqishëm i Nissan Z i ri do të jetë në gjendje të zhvillojë rreth 400 kuaj fuqi me këtë njësi dhe ndoshta Nissan përfundimisht do të ofrojë një version hibrid.