LIVE: Tensionohet situata/ Izraeli vret këshilltarin e lartë të forcave të armatosura iraniane – Reagon ashpër Irani

Azia

LIVE: Tensionohet situata/ Izraeli vret këshilltarin e lartë të forcave të armatosura iraniane – Reagon ashpër Irani

Nga: Bota sot Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 06:13 Përditësuar në ora: 11:50 më 26.12.2023
Pamje nga lufta Izrael - Hamas

Izraeli e Hamasi e presin ftohtë propozimin egjiptian për përfundimin e luftës

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – më 25 dhjetor e pritën ftohtë një propozim të Egjiptit për t’i dhënë fund luftës. Por, armiqtë e kamotshëm nuk e refuzuan krejtësisht planin, duke rritur mundësitë për një rund të ri të diplomacisë për ndërprerjen e ofensivës shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës.

Plani egjiptian bën thirrje për lirimin e pengjeve përmes disa fazave dhe për formimin e një qeverie palestineze, të përbërë nga ekspertët, që do të administronte Rripin e Gazës dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas një zyrtari të lartë egjiptian dhe një diplomati evropian, që janë në dijeni me propozimin.

Zyrtari egjiptian, që foli në kushte anonimiteti për propozimin, tha se detajet janë punuar me shtetin e Katarit, dhe propozimi u është prezantuar qeverive të Izraelit, Shteteve të Bashkuara, shteteve evropiane dhe Hamasit. Egjipti dhe Katari ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe Hamasit, ndërkaq SHBA-ja është aleatja më e ngushtë e Izraelit dhe një fuqi kyçe në rajon.

Kryeministri izraelit, Benjamin Nentanyahu, nuk e ka komentuar drejtpërdrejt propozimin. Por, gjatë bisedës me anëtarët e partisë së tij, Likud, ai tha se ishte i vendosur që të vazhdonte me ofensivën e Izraelit, që nisi si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ku u vranë 1.200 persona dhe u morën peng rreth 240 të tjerë.

“Ne do t’i zgjerojmë luftimet në ditët në vijim dhe kjo do të jetë një betejë e gjatë që nuk është afër përfundimit”, tha ai.

Hamasi ka vazhduar të gjuajë raketa brenda Izraelit, teksa luftimet po vazhdojnë. Të hënën mbrëma, grupi radikal lëshoi një breshëri raketash, duke nxitur lëshimin e sirenave për sulme ajrore në qytetin jugor izraelit Ashkelon. Sipas videove të Associated Press, sistemi mbrojtës i Izraelit shkatërroi disa raketa. Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga këto sulme.

Irani i thotë Izraelit se 'do të paguajë për vrasjen e gjeneralit'

Nga: A.Sh

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC), një degë e forcave të saj të armatosura, ka thënë se Izraeli "do të paguajë" për vrasjen e një prej komandantëve të saj, raporton TV shtetëror iranian.

Reuters dhe agjencia e lajmeve Tasnim thanë më herët një sulm ajror jashtë Damaskut, Siri, vrau Sayyed Razi Mousavi, një anëtar i IRGC përgjegjës për koordinimin e aleancës ushtarake midis Sirisë dhe Iranit.

Garda Revolucionare e Iranit e përshkroi atë si një nga këshilltarët më të vjetër të Gardës në Siri, me gradën gjeneral brigade.

“Padyshim, regjimi uzurpator dhe i egër sionist do të paguajë për këtë krim”, tha Garda në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror iranian.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

Egjipti shpalos një plan për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Egjipti ka paraqitur një propozim fillestar ambicioz për t'i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – me një armëpushim, një plan për lirim të pengjeve dhe me krijimin e një qeverie palestineze ekspertësh që do të administronin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, tha një zyrtar i lartë egjiptian dhe një diplomat evropian më 25 dhjetor, sipas AP.

Ky plan vjen pasi sulmet ajrore izraelite goditën Gazën qendrore dhe jugore, duke shkatërruar ndërtesat e familjeve të strehuara brenda.

Në kampin e refugjatëve Maghazi, punonjësit e shpëtimit nxorrën dhjetëra trupa të tjerë nga rrënojat disa orë pasi një sulm rrafshoi një ndërtesë trekatëshe dhe shkatërroi disa të tjera aty pranë.

Të paktën 106 njerëz u vranë, sipas të dhënave të spitalit të para nga agjencia e lajmeve Associated Press, duke e bërë atë një nga sulmet më vdekjeprurëse të fushatës ajrore të Izraelit.

Propozimi egjiptian, i punuar së bashku me Katarin, i është paraqitur Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane, por ende nuk është vendosur mbi të. Ai bie jashtë qëllimit të deklaruar të Izraelit për ta shtypur drejtpërdrejt Hamasin dhe duket se nuk përmbush këmbënguljen e Izraelit për ta mbajtur kontrollin ushtarak mbi Gazën për një periudhë të gjatë pas luftës.

Kabineti i Luftës i Izraelit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kishte planifikuar të takoheshin gjatë ditës për ta diskutuar situatën e pengjeve, mes temave të tjera, tha një zyrtar izraelit, i cili nuk konfirmoi nëse pjesë e diskutimin ishte edhe propozimi egjiptian.

Përpara takimit, Netanyahu u zotua se do ta zgjerojë luftën ndaj Hamasit në ditët në vijim dhe shtoi se “kjo do të jetë një betejë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit.”

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë më shumë se 20.400 palestinezë dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e territorit. Zyrtarët e OKB-së paralajmërojnë se një e katërta e popullsisë po vdes nga uria nën rrethimin e Izraelit, i cili lejon vetëm një rrjedhje të vogël furnizimesh të ndihmave humanitare.

Numri në rritje i vdekjeve midis trupave izraelite - 17 që nga 22 dhjetori dhe 156 që nga fillimi i ofensivës tokësore - mund ta dëmtojë mbështetjen publike për luftën, e cila u ndez kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë 240 të tjerë peng.

Izraeli vazhdon të insistojë në qëllimet e tij për të shkatërruar aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe lirimin e 129 pengjeve të mbetura. Mbështetja e publikut për këto qëllime ka qenë kryesisht e qëndrueshme, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj ofensivës së Izraelit dhe numrit të paprecedent të viktimave në mesin e palestinezëve.

Edhe pse izraelitët mbështesin luftën, pakënaqësitë janë rritur kundër Qeverisë së Netanyahut, të cilin shumë e kritikojnë për dështim që të mbrojë civilët më 7 tetor dhe për politika që kanë lejuar Hamasin të forcohet gjatë viteve.

Propozimi egjiptian ishte një përpjekje ambicioze jo vetëm për t'i dhënë fund luftës, por edhe për ts hartuar një plan për të ardhmen.

Në të bëhet thirrje për një armëpushim fillestar deri në dy javë, gjatë së cilës militantët palestinezë do të lironin 40 deri në 50 pengje – mes tyre gra, të sëmurë dhe të moshuar – në këmbim të lirimit të 120 deri në 150 palestinezë nga burgjet izraelite, tha zyrtari egjiptian për AP në kushte anonimiteti.

Në të njëjtën kohë, negociatat do të vazhdojnë për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve dhe trupave të mbajtur nga militantët palestinezë, tha ai.

Një diplomat perëndimor tha se ata janë në dijeni të propozimit të Egjiptit. Por diplomati, i cili foli gjithashtu në kushte anonimiteti, dyshon se Netanyahu dhe qeveria e tij do ta pranonin këtë propozim./REL

Sulmi izraelit vret këshilltarin e lartë të forcave të armatosura iraniane

Nga: A.Sh

Një sulm ajror izraelit në Siri ka vrarë një këshilltar të lartë në Gardën Revolucionare të Iranit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim.

Burime të sigurisë i thanë Reuters se sulmi ndodhi jashtë kryeqytetit sirian Damasku.

Ata thanë se këshilltari ishte përgjegjës për koordinimin e aleancës ushtarake midis Sirisë dhe Iranit.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli.

Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte.

Lufta e Izraelit ndaj Hamasit dhe shqetësimet për sulme jashtë zonës së konfliktit

Izraeli po vazhdon operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe aleatëve të tij edhe gjatë festës kryesore të krishterimit.

Ndërkohë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë mbi mundësinë zgjerimit të konfliktit Izrael-Hamas dhe rrezikun e nxitjes së sulmeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të mbështetjes që Uashingtoni i jep Izraelit.

Gjatë Krishtlindjeve, ushtria izraelite publikoi pamje të reja ku thotë se shihet operacioni intensiv i saj në veri të Gazës dhe në jug të qytetit Khan Younis. Izraeli thotë se sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën e grupit militant Hamas.

Ndërkohë, palestinezët në Khan Younis mblodhën trupat e pajetë të familjarëve të tyre, të vrarë në një sulm ajror gjatë natës.

Pjesa më e madhe e botës ka kërkuar ndërprerje afatgjatë të luftimeve, për të ofruar ndihmën e nevojshme për civilët që jetojnë në territoret palestineze.

Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një urimi për Krishtlindjet, tha se pati një bisedë të gjatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai nuk zbuloi hollësi nga diskutimi, por tha se nuk kërkoi armëpushim.

Ndërkohë, në Tel Aviv, kryeministri Netanyahu mbajti mbledhjen e përjavshme me kabinetin e tij. Ai konfirmoi bisedën me Presidentin Biden, ndërsa shtoi se Izraeli është “një shtet sovran” që vendimet mbi luftën nuk do t’i marrë bazuar në ndikimet e jashtme.

Konflikti në Gazë rrezikon të përhapet jashtë Lindjes së Mesme.

Zyrtarë amerikanë paralajmërojnë rritje të ndjenjave anti-amerikane për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

“Ne po ndihmojmë Izraelin të shkatërrojë Hamasin dhe të mbrojë veten pas sulmit të 7 tetorit. Grupet xhihadiste në të gjithë botën po u bëjnë thirrje pjesëtarëve të tyre të sulmojnë Amerikën ,që të marrin hak për ndihmën që po i japim Izraelit”, thotë Lindsey Graham, senator republikan.

Ministria e shëndetësisë në Gazë, e kontrolluar nga Hamasi, thotë se të paktën 20 mijë palestinezë kanë vdekur nga fillimi i operacionit kundër Hamasit, që pasoi sulmet e 7 tetorit të grupit militant në Izrael, ku u vranë 1200 persona.

Zyrtarët amerikanë shprehen të shqetësuar mbi ndikimin që mund të ketë mbështetja e Uashingtonit për Izraelin.

“Mendoj se konflikti aktual po krijon një mjedis me kërcënime të shtuara. Po shohim organizatat e huaja terroriste që po mundohen të përfitojnë, duke u bërë thirrje mbështetësve të tyre të veprojnë, të bëjnë diçka. Pastaj po shohim me shqetësim individë dhe grupe të vogla, të cilët mund të marrin frymëzim të shtrembëruar nga konflikti jashtë vendit dhe pamjet e rënda që dolën pas sulmeve brutale terroriste të 7 tetorit”, thotë Lisa Momaco, zëvendës Prokurore e Përgjitshme.

Në një kohë kur të krishterët festojnë Krishtlindjet, heshtja ka rënë në një nga qytetet më të rëndësishme fetare.

“E gjithë bota po feston Krishtlindjet këtë vit, por jo Betlehemi. Jo vendlindja e Jezu Krishtit. Betlehemi po feston Krishtlindjet me trishtim dhe pikëllim për shkak të asaj që po ndodh në Gazë, në Bregun Perëndimor, në gjithë territoret palestineze”, thotë Rula Maayah, ministre palestineze e turizmit.

Tema e këtij viti në kishat e Betlehemit është Jezu Krishti i rrethuar me gjemba dhe nën rrënoja, në shenjë solidariteti me popullin e Gazës. Zyrtarët thonë se turizmi këtë vit ra nga 2.3 milionë deri në shtator, në asnjë turist që atëherë./voa

IDF sulmon objektivat e Hamasit'

Nga: A.M.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar përditësimin e tyre të fundit mbi krizën sot.

Aty thuhet se trupat e IDF-së "goditën një numër objektivash të Hamasit" dhe" drejtuan një avion luftarak të IAF për të eliminuar një komandant të Hamasit".

"Një numër terroristësh të armatosur me një raketë u identifikuan pranë trupave, të cilët u goditën nga avionët e IAF", njoftoi IDF, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

Përditësimi tha gjithashtu se trupat tokësore të IDF "kryen një aktivitet të synuar në rezidencën e një terroristi të Hamasit në Khan Younis, ku gjetën armë dhe shkatërruan infrastrukturën".

Frika kaplon qytetarët në Gaza

Nga: A.M.

Njerëzit në Gaza kanë frikë se "bota do të shikojë nga ana tjetër" nga konflikti i vazhdueshëm gjatë periudhës festive, thotë korrespondentja e Sky News Nicole Johnston.

Duke raportuar nga Jeruzalemi, Johnston thotë se sulmi ajror i fundit në Gaza qendrore ishte "shumë i rëndë" dhe ka rreth 130,000 palestinezë ende në zonë.

"Kanë qenë disa ditë të rënda luftimesh në Gaza, veçanërisht në veri," raporton ajo, transmeton "Bota sot".

“Ne kemi parë imazhe dramatike të ardhura të lagjeve të tëra në veri të Rripit të Gazës të rrafshuara me tokë.

“Gjithçka ka ndodhur në të njëjtën javë që OKB-ja miratoi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të rritur ndihmën për Gazën, por ajo nuk erdhi me asnjë lloj armëpushim apo pauzë të përkohshme.

“Për njerëzit në Gaza, ata më kanë thënë gjatë dy ditëve të fundit se një nga frikërat e tyre gjatë kësaj periudhe festive është se bota do të duket nga ana tjetër.

"Që gjatë 10 ditëve të ardhshme, ndërsa shumë njerëz në Perëndim festojnë me familjet e tyre dhe shijojnë pushimin nga puna, sytë e tyre do të shmangen nga ajo që po ndodh në Gaza."

Ajo vë në dukje se Izraeli kishte thënë se do të "vazhdojë fushatën e tij" dhe do të kryejë më shumë "luftë në shënjestër".

“Pauza taktike” do të zhvillohen sot në Gaza për të lejuar civilët të rimbushin rezervat

Nga: A.M.

Do të ketë "pauza taktike për pauza humanitare" për të lejuar civilët në Rripin e Gazës të plotësojnë rezervat si ushqim dhe ujë, tha Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT).

COGAT, një njësi në ministrinë izraelite të mbrojtjes, tha se pauza po zhvillohet në Deir al-Balah nga ora 10:00-14:00.

Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë të zbutur që kërkon përshpejtimin e menjëhershëm të shpërndarjes së ndihmave për civilët e dëshpëruar në Gaza, por jo për një armëpushim, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

Votimi është shtyrë për disa orë, për shkak të negociatave intensive për të shmangur veton e Shteteve të Bashkuara.

Si pasojë e rritjes së zemërimit global për rritjen e numrit të viktimave civile në luftën 11-javore mes Izraelit dhe Hamasit, dhe pas përkeqësimit të theksuar të krizës humanitare në enklavën palestineze, Shtetet e Bashkuara kanë abstenuar votimin, për t’i mundësuar Këshillit prej 15 vendeve anëtare që të miratojnë rezolutën e hartuar prej Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zhvillimet e fundit në luftën Izrael-Hamas

Nga: A.M.

Një sulm izraelit vrau të paktën 70 njerëz të dielën në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në qendër të Gazës, tha ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

"Ajo që po ndodh në kampin Maghazi është një masakër që po kryhet në një shesh banimi të mbushur me njerëz," tha zëdhënësi i ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra në një postim në Telegram, raporton CNN, transmeton "Bota sot".

Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte raportet për një incident në kamp dhe "po merrte hapa të mundshëm për të minimizuar dëmtimin e civilëve".

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ndiqni zhvillimet më të fundit:

Mesazhi i Papës për Krishtlindje: Papa Françesku tha se mesazhi i lindjes së Jezusit po refuzohet nga lufta ndërsa ai filloi festimet e Krishtlindjeve në Vatikan. “Sonte, zemrat tona janë në Betlehem, ku Princi i Paqes është refuzuar edhe një herë nga logjika e kotë e luftës, nga përplasja e armëve që edhe sot e pengon atë të gjejë vend në botë”, tha ai gjatë meshës së mesnatës për Krishtlindje. Me luftime të ashpra midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, festimet e Krishtlindjeve janë anuluar në mënyrë efektive në Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Operacioni ushtarak "Intensifikues": Kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti të dielën përkushtimin e Izraelit ndaj përpjekjeve të luftës, duke thënë se ushtria po "intensifikon" operacionet brenda Gazës dhe do të luftojë derisa të arrihet fitorja mbi Hamasin. Komentet e tij vijnë një ditë pasi diskutoi "objektivat dhe fazat" e luftës me presidentin amerikan Joe Biden, i cili i kërkoi Netanyahut të mbronte civilët, por nuk bëri thirrje për një armëpushim.

Qindra sulme: Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të dielën se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare goditën rreth 200 objektiva në Gaza gjatë ditës së kaluar. Mes betejave të vazhdueshme, të paktën 15 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga e premtja, duke e çuar numrin e të vdekurve për trupat e IDF në enklavë që nga 7 tetori në 154, sipas ushtrisë.

Detajet e tunelit: IDF zbuloi të dielën informacione të reja në lidhje me një rrjet tunelesh nëntokësore të Hamasit, të cilin tha se e shkatërroi së fundmi pas gjetjes së trupave të pesë pengjeve. Duke përmendur operacionet e fundit në "zonën e kampit Jabalya", IDF tha se "ekspozoi një rrjet tunel strategjik që shërbente si selia veriore e Hamasit në Gaza. Selia nëntokësore, e cila përfshinte dy nivele ... me shumë rrugë, u përdor për drejtimin lufta dhe lëvizja e terroristëve”.

Trazirat në Rafah: Të shtëna me armë shpërthyen pranë selisë së Ministrisë Palestineze të Çështjeve Sociale në Rafah, Gaza jugore, siç është filmuar në videon e siguruar nga CNN. Pamjet përshkruajnë qindra njerëz në rrugë, disa duke ikur, me shumë njerëz që mbajnë ndihma nën jehonën e të shtënave. Burimi i të shtënave në video mbetet i paqartë dhe nuk raportohet për viktima. Rreth 2.2 milionë banorë të Gazës po përballen me urinë akute, sipas Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar.

Kërkesa e pengut: Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit të Izraelit, i dërgoi një letër Papa Françeskut të shtunën duke kërkuar ndihmën e tij për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Ajo gjithashtu u dërgoi letra grave të 33 liderëve botërorë si pjesë e "përpjekjeve diplomatike" për lirimin e pengjeve.

Të paktën 68 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve në Gaza

Nga: A.M.

Të paktën 68 palestinezë u vranë pas një sulmi ajror izraelit që goditi një kamp refugjatësh në Gaza qendrore, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Vdekjet të dielën (në prag të Krishtlindjeve) ishin rezultat i një prej sulmeve më të përgjakshme që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit pas inkursionit të tij më 7 tetor.

Sulmi goditi kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al Balah, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha se 15 ushtarë u vranë gjatë fundjavës - duke e çuar numrin e përgjithshëm të personelit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të vdekur në 11 javë në 481.

IDF tha se po shqyrtonte raportin e një sulmi ajror në Maghazi dhe ishte e angazhuar për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.

“Pavarësisht sfidave të paraqitura nga terroristët e Hamasit që veprojnë brenda zonave civile në Gaza, IDF është e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë marrjen e hapave të mundshëm për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”, tha IDF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat