Basketbollisti Kawhi Leonard u dëmtua rëndë kah fundi i takimit në ballafaqim me Denverin, e cila përfundoi me fitoren LA Clippers-ave me rezultat 121:108.
Gjegjësisht, ai mori një goditje me bërryl nga shoku i skuadrës Serge Ibaka.
Lojtari i Clippers, Serge Ibaka, në çerekun e fundit gjatë kërcimit rrëzoi padashje shokun e ekipit Kawhi Leonard (29), lojtarin më të mirë të ekipit fitues.
LA Clippers e përfunduan punën edhe pa Leonardin, ndërsa basketbollisti kroat Ivica Zubac realizoi 12 pikë.