Vazhdojnë me përgatitjet intensive, Kosova synon të jetë në formën më të mirë

Basketboll

Vazhdojnë me përgatitjet intensive, Kosova synon të jetë në formën më të mirë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:42
Vazhdojnë me përgatitjet intensive, Kosova synon të jetë në formën më të mirë

Kombëtaret e reja të Kosovës po vazhdojnë me përgatitje para grave evropiane, që do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht.
Përfaqësuesja A e Kosovës te femrat, që për herë të parë do të garojë në arenën ndërkombëtare po vazhdon me përgatitje dy herë në ditë, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik. Vashat e Kosovës janë në grup me Luksemburgun dhe Qipron.

Në stërvitje të premten u është bashkuar edhe amerikania e natyralizuar, Alexis Tolefree, kurse më 2 korrik u bashkohet edhe Astera Tuhina. Përgatitjet deri më tani kanë shkuar sipas planit nën udhëheqjen e Fidan Shatrit dhe shtabit teknik të Përfaqësueses A të Kosovës. 

Edhe vashat e Kosovës U20 po vazhdojnë me përgatitje dy herë në ditë, kurse të mërkurën pasdite do të pushojnë për shkak të matjeve që do t’i kenë. Të udhëhequra nga Furkan Saglik, përgatitjet deri më tani po shkojnë sipas planit. 

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women's European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut. 

Gjithashtu edhe Kosova U20, U18 edhe U16 ka grumbullime të rregullta dhe matje para garave evropiane që do t’i kenë në korrik dhe gusht. 

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë. Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu. Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.

Kosova U18 (M) do të marrë pjesë në Grupin F të FIBA U18 European Challengers që do të mbahet prej 3 deri më 8 Gusht 2021 në Tiranë. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë.

Duhet theksuar se FIBA U16 European Challengers, Grupi E do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat