Mbahet Seminari i parë Anti-Doping për komunitetin e basketbollit të Kosovës

Basketboll

Mbahet Seminari i parë Anti-Doping për komunitetin e basketbollit të Kosovës

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:13
Mbahet Seminari i parë Anti-Doping për komunitetin e basketbollit të Kosovës

Mbahet Seminari i parë Anti-Doping për komunitetin e basketbollit të Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Agjencinë e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) kanë organizuar Seminarin Anti-Doping për Klubet e FBK-së, Stafin Administrativ, si dhe për trajnerët e të gjitha Përfaqësueseve të Kosovës. Ky Seminar është mbajtur online dhe ishte shumë frytdhënës për pjesëmarrësit.

Fillimisht pjesëmarrësit i ka përshëndetur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ku foli për rëndësinë që ka sot anti-dopingu në sport, veçanërisht në basketboll, duke shtuar se, ky është vetëm hapi i parë, kurse në herët e ardhshme do të mbahen seminare dhe takime tjera, ndërsa përfaqësuesit e KosADA-s mund t’i vizitojnë edhe basketbollistët/et e Kosovës për t’iu sqaruar rëndësinë e anti-dopingut në sport.

Në këtë seminar kanë ligjëruar Dr. Bernard Tahirbegolli, koordinator i KosADA dhe Nita Gjikolli, menaxhere e edukimit në KosADA.

Ata kanë shpjeguar në detaje për rregullat që sportistët, klubet, por edhe Federatat duhet t’i ndjekin në mënyrë që t’i shmangen kësaj dukurie negative, që është e pranishme në sportin botëror, por luftohet në çdo mënyrë dhe rregullat janë shumë të ashpra për personat që involvohen, në mënyrë që një sportist të përdorë substanca të palejuara.

Po ashtu kanë treguar për hapat që duhet t’i ndjekin përgjegjësit në Kosovë dhe si të lajmërojnë rastet kur dyshohet se një person ka përdorur substanca të palejuara.

Njëherësh kjo është hera e parë që FBK në bashkëpunim me KosADA-n organizojnë një seminar të tillë për komunitetin e basketbollit.

Temat e Seminarit ishin:

Kush është WADA dhe çka janë politikat anti-doping?

Kush është KosADA dhe për çka është përgjegjëse?

Çka është dopingu?

Lista e substancave dhe metodave të ndaluara nga ËADA për vitin 2022

Procedurat e testimit për kontroll të dopingut

Menaxhimi i rezultateve të testimit për kontroll të dopingut

Rëndësia dhe aplikimi për TUEs

Roli dhe përgjegjësitë e Stafit Administrativ të Federatave dhe Klubeve.

Komunikimi dhe bashkëpunimi i personave të kontaktit me KosADA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat