Miami dorëzon kreun

Basketboll

Miami dorëzon kreun

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:24
Miami dorëzon kreun

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks u mposht 127-102 nga Memphis, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull këtë sezon në NBA. Antetokounmpo realizoi 30 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan, ndërsa për Memphis u dallua Melton me 24 pikë.

Humbet edhe Chicago, që u ndal 98-94 nga Cleveland, në një sfidë të ekuilibruar. Garland me 28 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit. Fitore të lehtë korri skuadra e Toronto, që mundi 131-91 Indiana, sfidë ku u dallua Siakam, autor i 23 pikëve.

Fiton ekipi i Brooklyn, që mposhti 110-95 Miami, duke detyruar ekipin nga Florida të dorëzojë kreun. Për nets u dallua Durant me 23 pikë. Ndeshje e mirë për Nikola Jokic, që realizoi 35 pikë e 12 rebound në fitoren që Denver arriti ndaj Oklahoma me shifrat 113-107.

NBA – Rezultatet e sotme

New Orleans – San Antonio, 103-107

Orlando – Sacramento, 110-114

Toronto – Indiana, 131-91

Cleveland – Chicago, 94-98

Memphis – Milwaukee, 127-102

Miami – Brooklyn, 95-110

Denver – Oklahoma, 113-107

Portland – Houston, 98-115

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat