Liga Unike dhuron shumë marramendëse për skuadrat e Final 4

Basketboll

Liga Unike dhuron shumë marramendëse për skuadrat e Final 4

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:38
Liga Unike dhuron shumë marramendëse për skuadrat e Final 4

Më datat 20 dhe 21 prill do të organizohet Final 4 i Ligës Unike, ku do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” të Pejës, dhe njëkohësisht do të jetë hera e parë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.

Tani kemi mësuar edhe shumën të cilën Liga Unike e ka ndarë për fazën e Final 4, ku do të përfitojnë klubet e kualifikuara në kategorinë e meshkujve.

3,000 euro do të shpërndahen për dy gjysmëfinalistët, ndërsa për klubet që prekin finalen nga 5,000 euro, kurse klubi që triumfon në finale do të arkëtojë plot 9,000 euro.

Më 20 prill do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë, ku me fillim nga ora 17:00 do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Teuta e Durrësit, kurse nga ora 20:30 do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Pejës dhe Prizrenit 16.

Ndërkaq, më 21 prill do të zhvillohet finalja e madhe dhe ndeshja e cila do të përcaktojë klubin që renditet në vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat