Benfica deklason kampionin e Kosovës

Basketboll

Benfica deklason kampionin e Kosovës

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

Benfica e Lisbonës kualifikohet në rrethin tjetër të garave kualifikuese të Champions League në basketboll.

Ekipi portugez u tregua më i mirë në tre çerekët e fundit duke e deklasuar me rezultat 92:67(14:19, 28:23, 29:16, 21:9) kampionin e Kosovës, Golden Eagle Ylli të Therandës.

Ylli vetëm në çerekun e parë ka qenë ekip më i mirë se vendasit, duke avancuar me pesë pikë (19:14). 

Image

Çereku i dytë kaloi në favor të ekipit portugez duke barazuar rezultatin 42:42 në minutën e 20-të.

Çereku i tretë ka qenë fatal për kampionin e Kosovës, ku në minutën e 29-të, Benfica kaloi në epërsi me 13 pikë (58:71).

Në çerekun e katërt, vendasit ishin më të qetë pasi që kishin epërsinë dhe presioni të therandasit.

Në minutën e 32-të, gjithçka ishte e qartë, Benfica thellon epërsinë në 21 pikë (60:81) pas një serie 2:10.
Benfica shënoi fitore të thellë me rezultat 92:67 ndaj therandasve. 

Basketbollisti Muhammed Bashir Ahmed është me efikasi të therandasit, duke shënuar 27 pikë, i ndihmuar nga Valon Bunjaku me 15, ndërsa të Benfica Jose Barbosa e Terrell Carter, secili shënuan n nga 15 pikë, të ndihmuar nga Betinho Gomes me 12 e Tomas Barroso me 12 pikë. Ylli tani vazhdon në FIBA Europe Cup.

Golden Eagle Ylli – Benfica 67:92 
Golden Eagle Ylli: Bashir Ahmed 27, Bunjaku 15, Harris 9, Pepaj 2, Shirko 10, Armstead, Imeri, Morina, Sejfiç 4 dhe Shala.
Benfica: Barbosa 15, Barroso 12, Ben Romdhane, Carter 15, Ellisor 9, Gameiro 3, Almeida 8, Broussard 5  Douglas 9, Gomes 12, Silva dhe Zubes 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat