Basketbolli starton sezonin e ri

Basketboll

Basketbolli starton sezonin e ri

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 11:16
Basketbolli starton sezonin e ri

Do të startojë sot sezoni 2022-2023 në basketboll për meshkuj dhe femra. Në pallatin e sportit “Dhimtra Goga” në Durrës do të luhet për tri ditë me radhë (23-25 shtator) eventi i Kupës së Federatës.

Sot do të luhen ndeshjet eliminatore dhe më pas ato gjysmëfinale (të shtunën) dhe të dielën finalet. Takimet do të luhen në të dyja kategoritë dhe pjesëmarrëse do të jenë ekipet më të mira të sezonit të kaluar.

Një event që do të jetë një test i mirë për ekipet pjesëmarrëse në prag të sezonit të ri, që nis pas disa ditësh.

Eliminatore-Femra

23/9, Studenti – Elbasani

Gjysmëfinale-Femra

24/9, Partizani – Tirana

24/9, Flamurtari – Stu/Elb

Finale-Femra

Fitues 1 – Fitues 2

Eliminatore-Meshkuj

23/9, Apolonia – Besëlidhja

23/9Kamza B. – Elbasani,

Gjysmëfinale-Meshkuj

24/9, Teuta – Apo/Bes

24/9, Tirana – Kam/Elb

Finale-Meshkuj

Fitues 1 – Fitues 2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat