LeBron mesazh Lakers për largim:

Basketboll

LeBron mesazh Lakers për largim:

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
LeBron mesazh Lakers për largim:

I pakënaqur me sezonin e Lakers, basketbollisti LeBron James është shprehur se nëse gjërat nuk ndryshojnë mund të lërë skuadrën. “Po mbush 38 vjeç dhe gjithnjë pyes veten se edhe për sa vite do të luaj ende. Dhe, si gjithnjë, dua të fitoj, të luaj basketboll në një nivel të lartë”, tha LaBron James.

“Kujdesem çdo ditë për trupin tim për të luajtur në këto nivele, vetëm për të luajtur dhe fituar. Nuk është në ADN-në time që të humbas.

Nuk ka asnjë shans. Nuk dua ta mbyll karrierën në këtë mënyrë, me këto rezultate që ka skuadra e Lakers”, tha James, fjalë që janë një këmbanë alarmi se ai mund të largohet.

LeBron ka ende edhe dy vite kontratë me Lakers, nga e cila arkëton 96 milionë dollarë. “Dua të dueloj sërish për titullin dhe unazën e kampionatit.

E di se çfarë jam i aftë të bëj në çdo ekip me njerëzit e duhur përreth”, u shpreh LeBron James, që i dërgon kështu një meszh të qartë klubit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat