Debutim për t’u harruar

Basketboll

Debutim për t’u harruar

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:08
Donçiç-Irving

Debutimi i dyshes Donçiç-Irving nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, me Dallas Maveriks që u mposht në kohë shtesë nga Sakramento Kings në “Golden 1 Center”, me rezultatin 133-128.

Slloveni dhe 30-vjeçari amerikan u lanë në hije nga De’Aron Foks, i cili shënoi 36 pikë, 4 topa në tabelë dhe 5 asiste.

Me këtë fitore Kings vazhdojnë të jenë në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Maveriks në vendin e pestë.

Denver Nagets nuk ndalet në kryesimin e kësaj Konference, pasi së fundmi mundi dhe Sharlot Hornets me rezultatin 105-119, ku ai që shkëlqeu ishte sërish Nikola Jokiç, me 30 pikë, 10 asiste dhe 16 topa në tabelë.

Sa i përket Los Anxhelos Lejkërs, ata mundën Golden Stejt Uorriors me rezultatin 103-109, edhe pa yllin e tyre LeBron Xhejms.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat