Basketbollisti arrestohet për dhunë pas sherrit me ish-aktoren

Basketboll

Basketbollisti arrestohet për dhunë pas sherrit me ish-aktoren

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 13:32
Bryn Forbes me top

Basketbollisti i skuadrës së Minnesota Timberwolves, Bryn Forbes, është arrestuar nga policia e San Antonio, pasi është akuzuar për dhunë në familje.

Sipas një raporti të përpiluar nga policia, që ka marrë një thirrje për ndihmë, ai ka goditur personin me të cilën bashkëjetonte.

Bëhet fjalë për Elsa Jean, një ish-aktore e filmave “hot”, që ka përfunduar me sytë e nxirë.

Lojtari, pasi ka përfunduar në rajon për sqarime është akuzuar për dhunë në familje dhe më pas është lënë i lirë, pasi ka paguar një gjobë.

Gjithsesi, hetimet vazhdojnë dhe pritet që 29-vjeçari të dalë para një gjykatësi muajin tjetër.

Forbes kishte pak kohë që po shoqërohej me një vajzë, e cila më pas e ka akuzuar për dhunë, pasi është qëlluar disa herë në fytyrë nga basketbollisti i Minnesota.

Të parët kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe më pas ato të policisë, që kanë shoqëruar lojtarin në rajon.

Ndërkohë që, vajza është shoqëruar në spital për mjekime.

Në karrierën e tij, Bryn Forbes ka luajtur në NBA edhe me skuadrat e San Antonio, Milwaukee e Denver, ndërkohë që aktualisht është lënë i lirë nga Minnesota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat