Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina - Trepça

Basketboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina - Trepça

Më: 27 prill 2023 Në ora: 18:51
Koshi

KB Prishtina ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e pestë gjysmëfinale ndaj Trepçës.

“Të gjitha biletat e ndeshjes KB Sigal Prishtina – KB Trepça janë shitur. Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa!”, thuhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Shitja e biletave kaq herët tregon se të dielën na pret një atmosferë e jashtëzakonshme.

Ndeshja mes dy rivalëve të vjetë do të zhvillohet të dielën nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kujtojmë se seria gjysmëfinaleve është 2:2 dhe kush fiton të dielën kualifikohet në finalen e madhe.

E në finale do t’i presë Peja që e eliminoi kampionin në fuqi, Yllin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat