Eurobasket 2025/ Kosova zhvillon sot ndeshjen me Zvicrën

Basketboll

Eurobasket 2025/ Kosova zhvillon sot ndeshjen me Zvicrën

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot nikoqire e përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Kosovës në basketboll dhe asaj të Zvicrës.

“Dardanët” e fillojnë sot aventurën në parakualifikimet për Eurobasket 2025, ku me fillim nga ora 20:45 zhvillojnë ndeshjen ndaj Zvicrës.

Trajneri i ri, Rami Hadar do të synojë që me 12 basketbollistët e tij të përzgjedhur të korrë fitoren e parë në drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Erjon Kastrati ka pësuar një lëndim dje i cili ia ka pamundësuar paraqitjen sot ndaj “Helvetikëve”.

Më poshtë mund ta gjeni 12-shen e Kosovës për ndeshjen kundër Zvicrës.

Dominic Artis, Valon Bunjaku, Dardan Kapiti, Rron Ukaj, Musab Mala, Gëzim Morina, Arian Qallaku, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva dhe Lis Shoshi.

20:45 Kosova – Zvicra (Palestra e Sporteve Sezai Surroi-Prizren).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat