Kosova shkëlqen në sfidën e parë, fitore bindëse ndaj Zvicrës

Basketboll

Kosova shkëlqen në sfidën e parë, fitore bindëse ndaj Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2023 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka shkëlqyer me lojë e rezultat (18:16, 23:8, 27:14, 8:7) ndaj Zvicrës, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian në basketboll.

Në një atmosferë të bukur sportive, Kosova ka dëshmuar lojë që moti nuk është pa. 

Një fitore që do të mbahet mend veçmas një debutim fantastik për selektorin e ri, izraelitin Joram Hadar.  

Image

Kosova shkoi në pushim me 17 pikë (41:24).

Kosova - Zvicra 76:49

Palestra e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Shkues: Mbi 2.000.
Kosova: Dominic 19, Bunjaku 2, Qallakaj 7, Hajrizi 14, Kapiti 11, Berisha 20, Ismajli, Janjeva, Mala, Morina 2, Shoshi 1 dhe Ukaj,
Zvicra: Fofana 5, Le Sann 4, Recak 12, Spadone 6, Tutonda 4, Anabir, Granvorka 2, Kovaç 10, Kubler 2, Martin 4, Rocha dhe Warden. Çereku i parë u karakterizua me rivalitet, ku dardanët avancuan me 2 pikë (18:16) në minutën e 10-të.

Në çerekun e dytë, djelmoshat tanë shpërthyen me lojë e rezultat duke thelluar epërsinë në 17 pikë (41:24) në minutën e 20-të. 

Dardan Berisha ishte më efikasi në 20 minuta e parë duke shënuar 12 pikë.

Edhe në çerekun e tretë, Dardanët dhuruan lojë të madhe, duke e thelluar epërsinë në 30 pikë në minutën e 32-t, ku gjithçka ishte e qartë sa i përket fituesit.  

Kosova ka shënuar fitore të thellë me rezultat 76:49 ndaj helvetikëve.

Dardan Berisha me 20 pikë, Artis Dominic me 19, Drilon Hajrizi me 14, Artin Kapiti me 11 sosh, janë me efikasit në radhët e Dardanëve.

Toni Rocak me 12 pikë, është basketbollisti më efikas të Zvicra.

Dardanë sfidën e radhës do të luajnë me 26 korrik, si mysafir i Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat