Çfarë i habiti në Prishtinë?

Basketboll

Çfarë i habiti në Prishtinë?

Nga: K.G. Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:08
Pamje interesante

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, mbrëmë ka qenë i pranishëm në ndeshjen e basketbollit, mes kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.

Dardanët shënuan fitore me rezultat 76:49 ndaj Zvicrës, në takimin e parë të Grupit H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Novak u kënaq me ambientin dhe organizimin shembullor në këtë ndeshje.

Para sfidës në Prizren, Novak ishte i pranishëm edhe të aktiviteti i kombëtares së Kosovës U16 në Prishtinë. 

Ajo që bie në sy, të pesë zyrtarët e Federatës janë me një shikim në një moment në palestrën e sportit “1 Tetori ” në Prishtinë: Novaku, Arben Fetahu (kryetar i FBK-së), Linda Shala (nënkryetare e FBK-së, Elvira Dushku (sekretare e përgjithshme),  Arben Krasniqi - pjesë e shoqatës së trajnerëve, Vlora Braha - delegate e basketbollit

Sigurisht ka qenë ndonjë veprim interesant të talentet e U16 në Prishtinë, që i ka lënë të habitur apo në befasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat