Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e radhë në parakualifikuese për Kampionatin Evropian në basketboll.
Dardanët do të ndeshen me Danimarkën dhe synojnë fitoren e radhës pas aasaj me Zvicrën me rezultat 76:49.
“Thirrje për bashkatdhetarët në Danimarkë!
Danimarka dhe Kosova do të përballen të mërkurën (26 korrik) në Arena Naestved nga ora 18:00.
Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë, ashtu si ka ndodhur në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur si mysafirë.
Ky takim është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Dardanëve. Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Biletat kanë dalur në shitje dhe mund t’i blini në uebfaqen zyrtare të Danimarkës”, njofton FBK.