NBA zbulon kandidatët për të gjitha trofetë

Basketboll

NBA zbulon kandidatët për të gjitha trofetë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

NBA ka publikuar sot listat e kandidatëve për të gjitha kategoritë, nga ajo për trofeun MVP e deri te trajnerët. Për secilën kategori janë nga 3 kandidatë, ndërkohë që fituesit do të shpallen gjatë fazës play off.

Trofeu MVP – Për trofeun më të rëndësishëm janë tri basketbollistët kandidatë: Nikola Jokic (Denver), Luka Doncic (Dallas) dhe Alexander Shai (Oklahoma). Interesant fakti se të tri basketbollistët në garë nuk janë amerikanë.

Favorit për fitimin e trofeut mbetet Jokic, që këtë sezon ka një mesatare  prej 26.4 pikësh, 12.4 rebound e 9 asist për ndeshje.

Trajneri i vitit – Trijoja e kandidatëve për këtë trofe është e përbërë nga Mark Daigneault (Oklahoma), Chris Finch (Minnesota) dhe Jamahl Mosley (Orlando). I pari konsiderohet favoriti kryesor.

Mbrojtësi i vitit – Podiumi për tri finalistët është i rezervuar për Rudy Gobert (Minnesota), Bam Adebayo (Miami) dhe Victor Wembanyama (San Antonio).  Gobert, që e ka fituar tri herë këtë çmim, është favorit.

Lojtari i gjashtë – Tri të përzgjedhurit për këtë kategori janë Malik Monk (Sacramento), Bobby Portis (Milwaukee) dhe Nazr Reid (Minnesota). Për momentin mbetet një garë e fortë mes tyre.

Lojtari që është rritur më shumë – Në listën e kandidatëve për këtë trofe janë Tyrese Maxey (Philadelphia), Coby White (Chicago) dhe Aperen Sengun (Houston).

Debutuesi i vitit – Duket se për këtë trofe do të jenë në garë dy basketbollistë: Victor Wembanyama (San Antonio) dhe Chet Holmgren (Charlotte). Lojtari i tretë në garë është Brandon Miller (Oklahoma).

Lojtari vendimtar – Kjo kategori hyri si trofe në mes të sezonit të kaluar dhe këtë herë kandidatë janë Stephen Curry (Golden State), Alexander Shai (Oklahoma) dhe DeMar DeRozan (Chicago).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat