Kosova me ambicie të qarta në Sarajevë

Boksi

Kosova me ambicie të qarta në Sarajevë

Nga: K.G. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:33
Latif Demolli e Faton Xhakli

Boksierët e Kosovës synojnë medalje në turneun e njohur në Bosnjë dhe Hercegovinë,  “Mustafa Hajrulahović –Talijan”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ka publikuar edhe përballjet e boksierëve e ditës së nesërme në turneun në Sarajevë. 

“Turneu ndërkombëtar ‘Mustafa Hajrullahoviq –Talijan’ në Sarajevë, mbahet për tre ditë, nga 6 deri më 9 shtator.

U mbajt mbledhja teknike e turneut, pjesëmarrës 14 shtete nga Evropa dhe Azia.

Nesër me 6 shtator në ring paraqiten dy boksierë tanë: 57 kg Lumturim Xhoxhaj kundër boksierit nga Bosnja e Hercegovina Alen Slivo dhe 86 kg Arnis Dautaj ndaj kazakut Viktor Litvinov”, ka bërë të ditur Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat