Ushtria izraelite në gatishmëri të lartë në kufi me Libanin

Bota

Ushtria izraelite në gatishmëri të lartë në kufi me Libanin

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Tanket izraelite janë vendosur në kufi me Libanin, derisa ushtria mbetet në gatishmëri të lartë pas sulmeve të shumta.

Grupi libanez Hezbollah më herët deklaroi se kishte goditur pozicionet izraelite përgjatë kufirit, derisa ushtria izraelite kishte goditur po ashtu Libanin.

Ka pasur sulme sporadike përgjatë kufirit Liban-Izrael që kur Hamasi nisi sulmin e tij të befasishëm në Izraelin jugor fundjavën e kaluar.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani tregoi shpejt mbështetjen e tij për Hamasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat