Çiftet ukrainase do mund të martohen nga distanca në videothirrje

Bota

Çiftet ukrainase do mund të martohen nga distanca në videothirrje

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Çiftet ukrainase do të mund të martohen nga distanca duke përdorur një eportal qeveritar të quajtur Diia, sipas planeve të reja, raporton Skynews.

Ky funksion synon të ndihmojë ushtarët e vendosur të martohen nëse nuk janë në gjendje të jenë fizikisht me partneren e tyre.

Mykhailo Fedorov, ministri i transformimit digjital i Ukrainës, tha se funksioni do të ishte “unik për të gjithë botën”.

Një numër masash sigurie do të vendosen dhe procesi do të kërkojë hapa të shumëfishtë verifikimi, tha ai.

Menjëherë pas fillimit të pushtimit, u miratua një projektligj për të lejuar çiftet në polici dhe ushtri të martohen nga distanca gjatë ligjit ushtarak, duke paraqitur një kërkesë te komandanti ose mbikëqyrësi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat