Çfarë po ndodh? Bandat lirojnë 4000 të burgosur në Haiti

Bota

Çfarë po ndodh? Bandat lirojnë 4000 të burgosur në Haiti

Më: 3 mars 2024 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Banda të armatosura kanë sulmuar burgun kryesor në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, duke liruar shumë të burgosur. Shumica dërrmuese e rreth 4,000 burrave të mbajtur atje tani janë arratisur, tha një gazetar lokal për BBC News.

Midis të arrestuarve ishin anëtarë të bandës të akuzuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moise në vitin 2021. Dhuna në Haiti, vendi më i varfër në Amerikën Latine është përkeqësuar vitet e fundit. Bandat që synojnë të rrëzojnë kryeministrin Ariel Henry kontrollojnë 80% të Port-au-Prince.

Rritja e fundit e dhunës filloi të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti. Të premten, presidenti kenian Uilliam Ruto tha se ai dhe Henry kishin nënshkruar një marrëveshje dhe po punonin për të përshpejtuar dislokimin.

Në janar, OKB-ja tha se më shumë se 8,400 njerëz ishin viktima të dhunës së bandave të Haitit vitin e kaluar, duke përfshirë vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet – më shumë se dyfishi i numrit të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat