Një parashutist ka humbur kontrollin ditën e sotme dhe për pasojë ka rënë në ujërat e detit Adriatik.
Mësohet se parashutisti ka rënë në bregdetin e Durrësit, duke trembur edhe pushuesit e tjerë dhe ka rrezikuar të mbytet.
Në ndihmë të parashutistit kanë shkuar pushues, të cilët kanë arritur që ta shpëtojnë.
Ata e kanë nxjerrë nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.