Kokainë të ndarë në doza brenda makinës, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Durrësi

Kokainë të ndarë në doza brenda makinës, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 10:20
Ilustrim

Një 29-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi u gjet me doza kokaine me vete. Sipas policisë janë sekuestruar dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

“Është arrestuar shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat