Tronditëse/ Gjendet një 39-vjeçar i pajetë në breg të detit, zbardhen dyshimet e para

Durrësi

Tronditëse/ Gjendet një 39-vjeçar i pajetë në breg të detit, zbardhen dyshimet e para

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të detit në Durrës. Trupi i tij u gjet i pajetë në orët e para të mengjesit.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat