Laboratorët në Universitetin e Durrësit, Manastirliu: Fuqizim kërkimit shkencor

Durrësi

Laboratorët në Universitetin e Durrësit, Manastirliu: Fuqizim kërkimit shkencor

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 17:48
Ogerta Manastiliu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës dje në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, pa nga afër laboratorët e këtij universiteti.

Në një postim sot në rrjetet sociale Manastirliu ndau foto nga këta laboratorë, që mbështesin kërkimin shkencor për lektorët dhe studentët.

“Super teknologji dhe navigacion virtual në laboratorët modernë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku teoria me praktikën gjen pikëprerjen e duhur, për të garantuar standardin më të mirë për përgatitjen e studentëve tanë dhe për fuqizimin e kërkimit shkencor në universitet”, tha Manastirliu.

Në turin e dëgjesave në Durrës, Manastirliu tha se “universitetet duhet të kthehen realisht në bërthama të kërkimit shkencor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat