U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë i moshuari në Durrës

Durrësi

U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë i moshuari në Durrës

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Na ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari që u sulmua nga një Pitbull pasditen e 2 nëntorit.

Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni i rracës Pitbull doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit.

I moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen Pitbull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat