Digjet një rulotë që ofronte ushqim të shpejtë pranë një shkolle në Durrës

Durrësi

Digjet një rulotë që ofronte ushqim të shpejtë pranë një shkolle në Durrës

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rulot që ofronte ushqim të shpejtë (fast food) pranë një shkolle publike është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku” brenda rrethimit të pallatit të sportit dhe përbri shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”.

Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës që po punon për shuarjen e zjarrit që rrezikoi dhe automjetet e parkuara në oborrin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, i cili përdoret dhe si parkim për automjetet.

Nga hetimet e para rezulton se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike në pajisjet e rulotit, që kishte nisur aktivitetin si çdo ditë këtë mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat