Pesë persona janë arrestuar këtë të diel në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, katër nga pesë personat e arrestuar kanë dhunuar familjarët e tyre.
Sakaq, njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim për tre raste vjedhjesh.
Grupi hetimor ka nisur të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e dhunës.