Durrës, rreth 16 mijë automjete u përpunuan në 9 muaj

Durrësi

Durrës, rreth 16 mijë automjete u përpunuan në 9 muaj

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Porti i Durrësit

Në portin e Durrësit gjatë periudhës shkurt-tetor janë përpunuar rreth 16 mijë automjete.

Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës, nga muaji shkurt i këtij viti deri në muajin tetor në Terminalin e përpunimit të autokontejnerëve janë përpunuar mesatarisht 1300-1700 automjete përgjatë një muaji.

Fluski më i madh i përpunimit të automjeteve është shënuar gjatë muajve korrik-gusht, që përkon edhe me sezonin turistik.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Vitet e fundit porti ka pasur një progres të dukshëm, si në infrastrukturë edhe në tekonologji, duke fituar gjithashtu edhe statusin e Autoritetit Portual, si mjaft porte të vendeve të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat