Festa përfundoi, emigrantët shqiptarë i kthehen punës - ja si paraqitet situata në Portin e Durrësit

Durrësi

Festa përfundoi, emigrantët shqiptarë i kthehen punës - ja si paraqitet situata në Portin e Durrësit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:29
Porti i Durrësit

Pas përfundimit të festave emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve ku jetojnë, punojnë apo edhe studiojnë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj  se situata nga Porti i Durrësit ende nuk ka nisur fluksi i daljes së emigrantëve, më konkretisht vetëm një traget ka dalë dhe ka hyrë në territorin shqiptar. Sakaq bën me dije se nesër priten të dalin 6 tragete me pasagjerë.

“Nga qyteti Durrësi ende nuk ka nisur fluksi i daljes së emigrantëve nga Porti i Durrës. Gjatë ditëve të para vetëm një traget ka bërë hyrje e dalje nga brigjet shqiptare. Nesër priten të dalin nga brigjet tona 5 tragete me pasagjerë. Sipas burimeve të informacioneve bëhet me dije se 50 veta në ditë kanë hyrë nga Porti i Durrësit.

Duhet thënë se në 10 ditët e fundit të dhjetorit pati një fluks të hyrjeve. Vetëm nga nesër pritet të nisë dhe fluksi nga pika kufitare e Portit të Durrësit”, raportoi live gazetarja Klodjana Haxhiaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat