Mbërrin në Durrës anija më e shpejtë transportuese e marinës amerikane “USNS Trenton”

Durrësi

Mbërrin në Durrës anija më e shpejtë transportuese e marinës amerikane “USNS Trenton”

Më: 4 janar 2024 Në ora: 20:28
Anija më e shpejtë transportuese e marinës amerikane “USNS Trenton”

Anija e marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USNS Trenton” (T-EPF 5) është ankoruar në portin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të Forcës Detare Amerikane, ajo është një nga anijet transportuese më të shpejta që ka Marina Amerikane. Është operacionale dhe mbështet një gamë të gjerë misionesh që përfshinë ndihmën humanitare apo ndaj fatkeqësive natyrore.

Sipas komandantit Damon Bateson vizita në portin e Durrësit konfirmon vlerat e përbashkëta dhe partneritetin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, teksa dy vendet së bashku garantojnë sigurinë dhe stabilitetin Detin Mesdhe dhe Europë.

Marinarët ushtarakë dhe civilë të anijes “USNS Trenton” (T-EPF 5), patën mundësinë që të vizitonin dhe sitet arkeologjike e kulturore të Durrësit por edhe të përjetojnë mikpritjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat