Goditet rrjeti i trafikut të drogës, tre në pranga në Durrës

Durrësi

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, tre në pranga në Durrës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Në Durrës është goditur një grup kriminal, i cili shiste lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të shkollave dhe në lokale nate.

Policia thotë se janë arrestuar 3 pjesëtarë të këtij grupi dhe vijon puna për arrestimin e një tjetri, tashmë të identifikuar.

Konkretisht të arrestuarit janë Artur Jangozi, Arolt Jangozi dhe Ridvan Kapllani.

Sakaq, nga kontrollet janë sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen, një automjet, tre celularë dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat