Pretenca, kërkohet arrest me burg për të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit - Bota Sot
Pretenca, kërkohet arrest me burg për të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit

Durrësi

E enjte, 15 nëntor 2018

Pretenca, kërkohet arrest me burg për të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit

Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:24
Të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit

Personat që u arrestuan si të dyshuar për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Durrësit kanë dalë këtë të dielë para gjykatës për të mësuar masën e ndalimit.

Ata janë Artur Isa, nga Sukthi i ri, i dënuar në vitin 1997 për vjedhje me dhunë; Besnik Bushi, banues në Durrës; si dhe roja e ndërtesës së Prokuriorisë, Nais Lena, ndaj të cilëve përfaqësuesit e organit të akuzës, Drini Pali dhe Pali Deçolli, kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës “arrest në burg” për ta.

Ata mendohet të jenë autorë të incidentit, kur zyra e një prokurori dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore u hapën dhe prej andej u morën dosje hetimore. Grabitësit hapën dhe dëmtuan edhe serverat e kamerave të sigurisë, e rezultoi se kishin pasur edhe një bashkëpunëtor.

Por, mbrojtja e Artur Isës, edhe pse e vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe kërkoi masë sigurie “burg me afat 60 ditor”, kërkoi të gjendet provë tjetër që mbështet dyshimin e ngritur ndaj tij.

Artur Isa mohon të ketë shkuar ndonjëherë në jetën e tij në godinën e Prokurorisë, ndërsa nuk e di sesi ka përfunduar gjurma e tij në zyrën e prokurorit Shehu. Madje, ai nuk ka asnjë njohje, qoftë dhe të largët, me të dyshuarin tjetër. Ai pretendon se ka qenë në banesë me nënën dhe fëmijët e tij.

Edhe Besnik Bushi mohon praninë e tij në vendngjarje atë natë. Ai thotë se ka qenë duke peshkuar me vëllain dhe një shok natën e ngjarjes. Në Prokurori raporton ka qenë vetëm para 7 vitesh, kur ka bërë instalime elektrike në këtë godinë, dhe në vitin 2014, kur është dënuar me kusht për vjedhje të energjisë elektrike. Edhe ai, përmes avokatit deklaroi se nuk ka asnjë njohje me të ndaluarin tjetër dhe kërkoi lehtësim të masës së sigurimit personal.

Ndërkohë, ndaj Nias Lenës, shtetas i padënuar më parë, i sëmurë dhe kryefamiljar, nuk ka asnjë indicie. Avokati kërkoi detyrim paraqitjeje për rojen e sigurisë.

Sipas policisë, dy të akuzuarit si organizatorë dhe autorë të vjedhjes dyshohet se janë të njëjtët që organizuan edhe grabitjen e korrierit të Prokurorisë së Durrësit në datën 8 maj dhe se ndaj tyre ka disa pamje filmike si dhe dëshmia e korrierit që ka përshkruar personat që e grabitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test