Nga Norvegjia në Durrës. Turistët tërhiqen nga antikiteti - Bota Sot
Nga Norvegjia në Durrës. Turistët tërhiqen nga antikiteti

Durrësi

E martë, 13 nëntor 2018

Nga Norvegjia në Durrës. Turistët tërhiqen nga antikiteti

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:36
Amfiteatri Antik është një tjetër ndalesë e turistëve që vizitojnë vendin tonë.

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku numri i vizitorëve është 33% më shumë se një vit më parë, një grup turistësh norvegjezë ndjekin me vëmendje ciceronin.

Drejtuesi i grupit, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, është njëkohësisht dhe menaxheri i një agjencie turistike norvegjeze. Shprehet i befasuar nga ky destinacion i ri turistik në Evropë dhe ajo çfarë Shqipëria ofron, një kulturë dhe traditë krejt të ndryshme.

Kenneth Pilskog, menaxher i agjencie turistike norvegjeze, tregon: “Shqipëria është kaq shumë e ndryshme nga vendi ynë. Të përjetosh Shqipërinë si një vend turistik është diçka e re për ne. Ndaj është interesante të lidhësh kulturën e Shqipërisë me kulturën e jugut të Europës. Një mbresë shumë e bukur nga Shqipëria, për të parë antikitetin dhe lidhur atë me zhvillimet e vendit sot”.

Turistët norvegjezë janë akomoduar në një nga hotelet e plazhit dhe shprehen të bindur se do të vijnë sërish: “Ne po qëndrojmë në një nga hotelet e plazhit dhe do të qëndrojmë tri ditë, një qëndrim i shkurtër për të përjetuar kulturën shqiptare dhe bukuritë e vendit. Një udhëtim i shkurtër, por shumë i bukur. Patjetër që do të kthehemi sërish, me grupe të tjera turistësh”.

Amfiteatri Antik është një tjetër ndalesë e turistëve që vizitojnë vendin tonë. Një nga Kina dhe pjesë e një grupi që po viziton vendin tonë, gjithashtu për herë të parë shprehet: “Është shumë tërheqëse. Është fantastike. Një arkitekturë vërtet mbresëlënëse. Kemi vizituar shumë site të veçanta dhe qytete. Një kulturë shumë e veçantë dhe zakone të ndryshme. Qemë në Tiranë dhe tani në Durrës, do të shkojmë më pas te qyteti i shumë dritareve”.

Pas Durrësit, ata do të vijojnë turin turistik drejt Beratit, qytetit të 1001 dritareve, duke njohur më shumë nga vendi ynë dhe mikpritja shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test