Si u zbuluan 1.5 mln euro në portin e Durrësit, autoritetet shqiptare u njoftuan nga Italia - Bota Sot
Si u zbuluan 1.5 mln euro në portin e Durrësit, autoritetet shqiptare u njoftuan nga Italia

Durrësi

E hënë, 24 shtator 2018

Si u zbuluan 1.5 mln euro në portin e Durrësit, autoritetet shqiptare u njoftuan nga Italia

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:15
Porti në Durrës

Të tjera detaje zbulohen pas bllokimit të një sasisë parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Raportohet se mjeti ku u gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës. Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli Italian për dyshime se brenda një automjeti kishte mallra të paligjshme.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se indicia e parë për autoritetet shqiptare ka ardhur nga Italia. Dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test