Ndotje masive e bregdetit të Kunes në Shëngjin - Bota Sot
Ndotje masive e bregdetit të Kunes në Shëngjin

Durrësi

E hënë, 23 korrik 2018

Ndotje masive e bregdetit të Kunes në Shëngjin

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:26
Ndotja e bregdetit

Në pikun e sezonit turistik, bregdeti i Shëngjinit të ofron këtë pamje.Prej ditesh vija bregdetare në Kune-Vain është ndotur masivisht.Situata e krijuar ka sjellë largim të pushuesve nga kjo zonë turistike.

Banorë të zonës thonë se ndotja ka ardhur nga hapja e një kanali që bashkon lagunën me detin, ndërsa e konsiderojnë situaten e krijuar si mjaft problematike.

Sipas Specialistit të Mjedisit, Jak Gjini, ndotja ka ardhur nga reshjet e shiut të cilët kanë sjellë sasi mëdha ujerash të zeza dhe mbetjesh në lagunë, që më pas kanë përfundur në det.

Administratori i Shëngjinit Gjok Caci, thotë se po punohet për pastrimin e zonës së ndotur, ndërsa garanton se një situatë e tillë nuk do përsëritet më.

Në orët e pasdites të së martës situata ka nisur të përmirësohet, por sërish niveli i ndotjes vijon të jetë i lartë, duke dhënë një ndikim mjaft negativ para vizitorëve vendas dhe të huaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test