Vetëhelmohen tre gra në qarkun e Durrësit, ja fati i tyre

Durrësi

Vetëhelmohen tre gra në qarkun e Durrësit, ja fati i tyre

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Tre gra në qarkun e Durrësit kanë zgjedhur ti japin fund jetës, duke u vetëhelmuar.

Për dy raste, në Durrës e Krujë, ku gratë kanë konsumuar medikamente, jeta e tyre e ka kapërcyer rrezikun, pas ndihmës mjekësore.

Ndërsa për rastin e tretë, në Krujë, ku gruaja ka konsumuar fostoksinë, fundi i saj ka qenë fatal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 20. 09. 2018, në banesë është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja A. Sh., vjeç 71, e cili pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 20. 09. 2018, në fshatin Larushk, në banesë është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja A. M., vjeçe 20, me cila ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.
Më datë 20. 09. 2018, në fshatin Luz, Fushë-Krujë, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja L. Z., vjeçe 74, e cila në spital ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat